Kroaci – Angli, hapi i fundit drejt finales

Pas triumfimit të Francës në superfidën ndaj Belgjikës me rezultatin e pastër 1:0 në stadiumin Luzhniki të Moskës, gjelat e Deschamps presin finalistin e radhës, emrin e të cilit do ta mësojmë sot në përballjen mes Kroacisë dhe Anglisë, në orën 20:00.

Ekipi Kroat vjen në këtë gjysëm finale pasi mposhti me shumë mundim kombëtaren Ruse nëpërmjet penalltive, ndërsa ajo Angleze pasi eleminoi Suedinë me rezultatin 2:0. Kjo përballje pritet të jetë e ndezur në aspektin sportiv pasi të dy këto ekipe kanë bërë një rrugëtim të merituar deri më tani dhe padyshim të dyja duan të përballen me Francën finalen e madhe të këtij botërori.

Shifrat favorizojnë Anglinë pasi kjo e fundit ka fituar katër ndeshje nga shtatë në total në kalendarin e saj historik ndaj kroacisë. Por nga ana tjetër shifrat nuk tregojnë asgjë, pasi në futboll çdo gjë është e mundur dhe çdo gjë mund të ndodhë.

Pin It