Petulla të fshira

petulla-te-fshira-800x353

Përbërësit:

Miell

Kripë

Ujë

Gjizë ose djathë të thërmuar

Hudhra

Gjalpë

Kos

Përgatitja:

Në një enë hidhni miellin, shtojini kripë dhe trazojeni mirë derisa të krijohet masa homogjene. Hidhini gradualisht ujë dhe vazhdoni përzierjen. Masa e përftuar duhet të mos jetë e trrashë por as e hollë. E njëjtë me atë të krepave. Më pas në një tigan të nxehur më parë më gjalpë (ose vaj) hidhni nga një garuzhde dhe përhapeni masën në të gjithë tiganin, në formë të rrumbullakët. Ktheheni nga të dyja anët dhe hiqini mënjanë. Bëni 10 ose 12 copë. Pasi të keni përfunduar, në një tepsi të vogël vendosni petët 1 nga 1 duke futur në mes hudhra të prera hollë, gjizë ose djathë, të përhapur në gjithë sipërfaqen. Spërkateni gjithashtu me gjalpë të shkrirë. Në fund rrihni kos me pak kripë dhe hidhjani përsipër. Piqeni në furrë me temperaturë 150 gradë për 15 minuta.

 

Pin It