PhotoMath, aplikacioni që ju ndihmon në matematikë

Për të gjithë ju që nuk i keni marrëdhëniet e mira me matematikën, ju vjen në ndihmë aplikacioni PhotoMath.

Gjithçka që duhet të bënit është të shkrepni një foto problemit tuaj matematikor duke përdorur kamerën e telefonit dhe përgjigja do të dalë direkt në ekran.

Aplikacioni i zgjidh problemet me numrat dhjetorë dhe fraksionet, shprehjet aritmetike, fuqitë dhe rrënjët si dhe ekuacione të thjeshta.

Ky aplikacion mund të shkarkohet falas në Windows Phone Store dhe Apple App Store. Përdoruesve të pajisjeve Android do t’u duhet të presin deri vitin tjetër për të shkarkuar këtë aplikacion. MicroBlink, është edhe shpikësja e teknologjisë PhotoPay.

Bëni një foto faturës duke përdorur kamerën e telefonit dhe paratë do të merren direkt nga banka për të paguar faturën. Kjo teknologji është liçencuar nga 14 banka në Evropë.

Pin It