Piktori Pashk Përvathi feston 59-vjetorin. Autori i 38 ekspozitave

Pashk Përvathi ka lindur në Manati të Lezhës, me 27 Shkurt te vitit 1958. Që në fëmijëri ushqen pasion për pikturen. Pas mbarimit të shkollës së Mesme Artistike në Tiranë, punon mësues vizatimi dhe merret me pikturë, kryesisht në gjininë e peizazhit.

Në moshën 21-vjeçare paraqitet për herë të parë në Ekspoziten Kombëtare në vitin 1979 me peizazhin “Vjeshtë në Manati” përkrah piktorëve më të njohur të vendit. Në vitin 1983 çel edhe ekspozitën e tij të parë vetjake.

Gjatë viteve 1986-1990 studion ne Akademinë e Arteve në Tiranë (Pikturë Monumentale), ndërkohe që vazhdon të krijojë dhe të marrë pjesë në ekspozita kombëtare.

Është pjesëmarrës si piktor ne veprimtari te ndryshme brenda dhe jashte vendit. Vepra te tij jane pjese e fondit te koleksionisteve ne Europe, Amerike dhe Azi. Ne fondin e Galerise Kombetare te Arteve ka tre vepra.

Me datën 6/12/2006 Presidenti i Republikës së Shqipërisë e dekoron piktorin Pashk Përvathi me Urdhërin “Naim Frashëri i Artë”.

Në Tetor të vitit 2010 fiton çmimin “Abdurahim Buza” ne pikture.

Eshtë fitues i çmimit “KULT” duke u shpallur nga Akademia “KULT” si ARTISTI PAMOR I VITIT 2011 për krijimtarinë me të mirë në artet figurative.

Me 17 shkurt 2014 shpallet fitues i edicionit te 6-të të çmimit “Gursel Sulejmani” në Ferizaj, Kosovë.

Në Vitin 2016 nderohet me çmimin special nga KOSOVA ART per rezultatet e arritura në GARA E ARTIT GLOBAL.

Me 28 Dhjetor 2016 i akordohet nga Presidenti i Republikes se Shqiperise, Urdheri “MJESHTER I MADH”.

Eshte autor i 38 ekspozitave personale në pikturë të hapura brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Sot jeton dhe ushtron veprimtarinë e tij krijuese në qytetin e Lezhës

Pin It