Po ti, çfarë ofron?

Një i mençur mbërriti dhe u vendos në një fshat të huaj. Të gjithë banorët e fshatit e shpërfillën dhe e injoruan duke mos i treguar aspak vëmendje, pëveç një grupi të rinjsh. Nga ana e tij, edhe njeriu i mençur nuk ua vari fshatarëve, por u mor me të rinjtë. Duke parë reagimin e tij, fshatarët filluan ta ironizojnë dhe vënë në lojë.

Një ditë ai ishte me të rinjtë duke ecur rrugës, kur një grup burrash e grash filluan ta fyejnë dhe ta tallin. Por burri i mençur ua ktheu me fjalë të mira e me respekt. Pasi ishin shkëputur prej tyre, të rinjtë dhe pasuesit e tij e pyetën të çuditur: “Ata çfarë nuk thanë për ty, kurse ti ua kthen me fjalë të mira e me respekt?!” I mençuri duke ruajtur qetësinë u tha: “Secili nxjerr në pah natyrën dhe bagazhin e vet.”

Urtësia: Mos lejo që i ligu të të tërheqë tek ligësia e tij! Ruaje karakterin tënd sido qofshin njerëzit që ke përreth!

Pin It