Për herë të parë pas 400 vitesh nga krijimi portreti i Shekspirit pritet t’i nënshtrohet një proçesi rigoroz pastrimi dhe që mund të ndërhyjë dhe në detajet më dalluese të tij.
Sipas informacioneve Galeria Kombëtare e Portretëve në Britani ka deklaruar që ky restaurim mund t’i kushtoj Shakespeare mjekrën.
Sa ishte gjallë poeti, portreti është ndryshuar disa herë, duke i rritur flokët dhe duke i shtuar mjekrën, .
‘Mund të kemi një ndryshim dramatik.’, ka zbuluar drejtori teknik i kompanisë së Restaurimit të Arteve të Bukura, Chris Bill.
Portreti besohet të jetë realizuar nga John Taylor, e është i vetmi i pikturuar duke parë Shakespeare-in nga afër që ka mbërritur në ditët tona. Ishte e para pikturë në Galerinë Kombëtare të Portreteve kur ajo u hap në vitin 1848.