Studim:Çokollata zbut kollën

 

cooljobs_chocolate

Ekspertët e Kolegjit Mbretëror të Londër dhe Spitalit Mbretëror Brompton kanë evidentuar që çokollata ndër të tjera është edhe ilaç kundër kollës.

Dr. Peter Barns shpjegon që përbërës të tjerë mund të zëvendësojnë shumë ilaçe dhe shurupe, përmirësojnë cilësinë e jetesës, sepse edhe më parë është vërtetuar që çokollata e zezë nxit çlirimin e hormonit të lumturisë.

Përbërësi teobromin është mjaft i dobishëm, pasi heq gricjet e fytit dhe të kollës. Ndërsa “kodeina” të cilët mjekët e rekomandojnë, e cila gjendet tek shurupet kundër kollës është një lëndë e dëmshme për fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 18 vjeç.

Gjithashtu përbërësi natyral i çokollatës nuk shkakton efekte të padëshirueshme në sistemin kardiovaskular dhe në sistemin qendror nervor.

Pin It