Prej punëve më të mira…

Salavatet përmbajnë në vete përmendje të Allahut dhe falënderim ndaj Tij, si dhe njohjen e mirësisë së Tij që u bëri robërve të Tij me dërgimin e të dërguarit të Tij. Ai i cili dërgon salavate ndaj tij –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- salavati i tij përmban përmendjen e Allahut të Lartësuar, përmendjen e të dërguarit të Tij, lutjen që ta shpërblejë me salavatin e tij të dërguarin me atë që e meriton, siç na ka njoftuar Allahu i Lartësuar për emrat dhe cilësitë e Tij, si dhe na ka drejtuar në rrugën që ai është i kënaqur prej saj. Salavatet përmbajnë të gjithë besimin, ajo përmban pranimin se ekziston një Zot që i lutesh, si dhe pranon dijen e Tij, dëgjimin e Tij, fuqinë e Tij, dëshirën e Tij, cilësitë e Tij, fjalët e Tij, dërgimin e të dërguarve të Tij, besimin në të gjitha lajmet që vijnë prej Tij, dashurinë e plotë për Të, e padyshim se këto janë bazat e besimit. Salavatet që i dërgohen atij –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- përmbledh njohurinë që ka robi për këto, besimin e tyre, dashurinë ndaj tij, prandaj është prej punëve më të mira…

Pin It