Prestigjiozja “The Telegraph” e rendit Beratin si një nga 30 qytetet më të bukura në Evropë

berati2

Një artikull në “The Telegraph” përgatitur nga shoqata japoneze e agjentëve të udhëtimin e rendit Beratin një nga 30 qytetet më të bukura në Evropë.

Pas Kilkenny në Ireland, në vendin e dytë është renditur qyteti i Beratit. Dimë që një nga pjesët më të bukura në Berat është pjesa e vjetër e qytetit, Mangalem. Mangalem,përgjatë brigjeve të lumit Osum e cila është pjesë e trashëgimisë botërore në Unesco.

Në kohën e mesjetës ka qenë qytet kufitar i Perandorisë bizantine, diçka që e dëshmon edhe kalaja, ka shkruar për qytetin e Beratit “The Telegraph”.
Lista vazhdohet edhe me 28 vende të tjera si: Civita di Bagnoregio, Italy, Procida, Italy, Conëy, Wales, Lech, Austria e shumë vende të tjera.

 

Pin It