“The Telegraph”: Tirana, një nga 10 qytetet më me diell në Europë

E përditshmja britanike “The Telegraph” në një artikull rendit 10 qytetet evropiane që kanë më shumë orë diell në vit.

Sipas një studimi të kryer nga faqja e internetit e dedikuar për motin “Current Results”, qytetet britanike janë nga më pak të ndriçuarat në Evropë. Kjo faqe i sugjeron britanikëve 10 destinacione që kanë më shumë orë diell në vti. Sipas të dhënave Malta është në vend të parë me 2 957 orë diell në vit.

Por në këtë renditje gjejmë edhe Tiranën me Podgoricën, respektivisht në vend të tetë dhe të 10. Madje “The Telegraph” thekson se duke pasur parasysh krizën mes paundit dhe euros këto dy destinacione të Evropës Lindore mund të jenë mundësia ideale për t’u mbushur plot vitaminë D pa shpenzuar shumë para.

10 qytetet më me diell në Evropë

Valeta, Maltë – 2 957 (orë diell në vit)

Marsejë, Francë – 2 858

Lisbonë, Portugali – 2 799

Madrid, Spanjë – 2 769

Athinë, Greqi – 2 771

Nisë, Francë – 2 724

Monako – 2 724

Tiranë, Shqipëri – 2 544

Barcelona, Spanjë – 2 524

Podgorica, Mali i Zi – 2 480

/ATA/

 

Pin It