Ja gabimet që po bëni me kremrat mbrojtës

Njerëzit po marrin më pak se gjysmën e mbrojtjes ndaj diellit nëpërmjet përdorimit të kremrave.

Sipas një hulumtimi nga shkëncëtarët e King’s College në Londër, problemi qëndron tek aplikimi që bëjnë njerëzit me këto locione.

Në teori, kremrat që kanë (SPF) 15 kundër rrezeve të diellit konsiderohen të mjaftueshme për tu mbrojtur nga dëmtimi i diellit.

Por në të vërtetë, njerëzit duhet të përdorin ato që kanë SPF 30 ose 50, në mënyrë që të jenë të sigurt.

Gjithcka bazohet në vendet që temperatura arrin mbi 30 gradë celcius. Nick Scriven, presidenti i Shoqatës së Mjekësisë në Londër tha se një doktor ka qenë tepër i zënë gjatë fundjavës me pacientë që duhet të merrnin mjekime për dehidratimin në qafë dhe në infeksionet urinare.

Kim Sun-Lee, një oficere nga Kolegji i Infermiereve tha se temperaturat e larta kanë ndikuar dhe në gjendjen e mjekëve apo infermierëve.

“Temperaturat kanë arritur mbi 30 gradë, infermieret ndihen të sëmura, të lodhura dhe kanë probleme me përqendrimin në punë”, tha ajo për BBC.

Aplikimi i locioneve kundër diellit duhet të përhapet shumë mire ne te gjithe trupin dhe fytyren, perfshire ehe qepallat e syve edhe buzen, gjë që pjesa më e madhe e njërëzve dështojnë ta bëjnë.

Pin It