Krijohen xhamitë lëvizëse për Lojërat Olimpike 2020

Një kamion i madh me ngjyrë të bardhë dhe blu hapet jashtë një stadiumi në Japoninë qendrore dhe kthehet në një vend të shenjtë.

Mirë se vini në xhaminë lëvizëse.

Ndërsa Japonia po përgatitet të presë vizitorë nga e gjithë bota për Lojërat Olimpike 2020, një kompani sportive në Tokio ka krijuar një xhami me rrota që besimtarët myslimanë të ndihen si në shtëpi.

Yasuharu Inoue, drejtori ekzekutiv i kompanisë Yasu Project, tha se “gjatë lojërave mund të kemi mungesë hapësirash për besimtarët muslimanë, një shqetësim alarmant për vendin, i cili veten e konsideron si pjesë e komunitetit ndërkombëtar. Kështu, xhamitë lëvizëse kanë mundësi që të lëvizin drejt zonave të ndryshme olimpike.

Sipas statistikave, në Japoni ka rreth 127 milionë banorë, ku 100-200 mijë prej tyre janë besimtarë myslimanë.

Xhamia e parë lëvizëse u prezantua ë stadiumin Toyota në qytetin me po të njëjtin emër, i cili është edhe baza e kompanisë së automjeteve Toyota.

Në pjesën e pasme të kamionit me peshë prej 25 ton, ngrihet një portë e lartë për të shfaqur hyrjen, dhe më pas tërhiqen kapakët anësorë, e cila mund të akomodojë deri në 50 persona.

Xhamia është e pajisur dhe me çezmet e jashtme që janë një hapësirë për marrjen e abdesit. Inoue tregoi se ideja e këtij projektit i erdhi para katër vitesh në vizitën e tij në Katar.

Pin It