Prishtinë, 100 mijë vetë “Te rrethi”, në përleshje si asnjëherë më parë

nimdhet

Përleshja mes protestuesve dhe pjestarëve të policisë si pasojë ka patur të lënduar nga të dyja palët. Protestuesit, duke hedhur veç mjeteve të forta edhe koktej molotovi i kanë vënë flakën dy autoblindave të policisë, ndërsa një koktej tjetër i ka rënë në trup një zyrtari policor, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Turma është ndjekur edhe me mjete të blinduara të policisë, të cilave më vonë u doli në ndihmë edhe një autoblindë që largoi turmën me topa uji.

Bazuar në të dhënat zyrtare nga Policia e Kosovës, deri në orën 17:00 janë lënduar 10 policë, dy protestues dhe dy gazetarë, ndërsa janë shoqëruar në polici 24 manifestues.

Zyrtari për informim i Policisë së Kosovës, në një konferencë për shtyp tha se zyrtarët policorë janë vetëpërmbajtur, por kanë qenë të detyruar të ndërhyjnë për largimin e turmës, pasi protestuesit nuk kursyen asnjë mjet sulmi.

Ndërsa drejtori i Qendrës së Emergjencave, Basri Lenjani ka thënë se për trajtim janë sjellë gjithsej 11 persona. Sipas Lenjanit, të lënduarit janë 9 policë, një kameraman dhe një qytetar. Ai sqaron se disa nga ta janë liruar, ndërsa të tjerët janë ende duke u trajtuar në klinika të ndryshme.

Përleshja mes protestuesve dhe policisë ka vazhduar si asnjëherë më parë deri në periferi të qytetit, në daljen që njihet si “Te Rrethi”. Gjatë përleshjes protestuesit kanë djegur kosha mbeturinash, të cilët i kanë vendosur në rrugët kryesore për të penguar automjetet e Policisë.

Ndërsa lidhur me numrin e pjesëmarrësve në protestë, sipas Policisë së Kosovës ata ishin rreth 8 mijë, ndërsa partitë opozitare kanë deklaruar se ishin rreth 100 mijë vetë.
 

 

Pin It