Ja çfarë tha Zidane para ndeshjes me Deportivon

zidane_1452423472-5496833

Portieri i Real Madridit, Keylor Navas, ka zbuluar se çfarë u kishte thënë Zinedine Zidane atyre, para ndeshjes ndaj Deportivo La Corunas, të cilën ‘Los Blancos’ e fituan 5:0.

Navas ka treguar se Zidane u kishte thënë lojtarëve që të jenë të relaksuar dhe të kënaqen në ndeshjen ndaj La Corunas. “Ai na tha që të jemi të qetë, ta japim maksimumin dhe të argëtohemi”, tha Navas për Marca.

“Zidane flet me vetëbesim, ashtu siç edhe duhet të flasë një trajner. Ishte ndeshje e mirë për ekipin dhe unë nuk pranova gol”, ka shtuar portieri.

Pin It