Napoli tani është lideri i Seria A

a.espncdn.com

Napoli është lider i ri i Serie A pasi ka shënuar fitore të thellë 5:1 kundër Frosinones në udhëtim, për të rrëmbyer kështu vendin e parë në Serie A.

Napoli ka qenë skuadër e papërmbajtshme nga fillimi e deri në fund, duke treguar kështu formën e saj të mirë këtë edicion.

Edhe në këtë ndeshje lojtari më i mirë ishte Gonzalo Higuain me 2 gola, ndërsa nga një gol shënuan, Albiol, Hamsik dhe Gabbiadini.

Kujtojmë se për Frosinonen në këtë ndeshje nuk luajti qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, që një ndeshje më parë kishte shënuar në debutim.

Pas kësaj fitoreje Napoli ngritët në vendin e parë me 41 pikë, 2 më shumë se sa Inter që u mposht në shtëpinë e saj nga Sassuolo.

Pin It