Projektligji, Rivlerësimi i pasurive të paluajtëshme edhe për pronat e pa hipotekuara

KOMISIONI-I-LIGJEVE_0

Pas miratimit në komisionin e ligjeve projektligji për rivlerësimin e pasurive te paluajtshme ka kaluar me shumicë votash edhe ne komisionin e Ekonomisë por me propozim të Dhomës së Tregtisë, rivlerësimi mund të kryhet edhe për pronat e pa hipotekuara.

Prezantimi u bë nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili theksoi se rivlerësimi i banesave do të ndikojë në përmirësimin e klimës së biznesit, pasi do të kemi një vlerë reale të pasurive të paluajtshme

 Më pas, më shumicë votash, anëtarët e komisionit të ekonomisë miratuan edhe projektligjin që parashikon zgjatjen edhe me 10 vjet të kontratës të koncesionit Albckrom me investime shtesë rreth 25 milion euro. Dy projektligjet pritet të kalojnë të hënën në Parlament.

 

Pin It