Studimet jashtë, 6 mijë maturantë largohen

Studentet-540x300

Nën aspiratën për të vazhduar studimet e larta në universitet më të mira evropiane, një pjesë e konsiderueshme e maturantëve janë në ditët e fundit e qëndrimit të tyre në Shqipëri.

Në nivel kombëtar, autoritetet arsimore numërojnë mbi 6000 maturantë të këtij viti që kanë plotësuar dokumentacionin dhe kanë konvertuar diplomat për vendin ku do të nisin studimet.

Nëse mijëra shqiptarë zgjodhën azilin për të kaluar kufijtë shqiptarë në emër të një të ardhme më të mirë në vendet evropiane, largimet e të rinjve për studime përbëjnë një mënyrë ndryshe të të ikurit. Ata prekin edhe suksesin arsimor atje.

 

Pin It