Kosovë, e diela ditë zie në nder të viktimave të sulmit në Mynih

 

dite-zie

Kosova shpalli të dielën ditë zie kombëtare në nder të viktimave të sulmit në Mynih, midis të cilëve ishin edhe tre shtetas shqiptarë.

“Me vendim të presidentit Thaçi, flamujt ulen në gjysmë shtizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit”, – njoftoi Presidenca kosovare.

Policia gjermane njoftoi më herët Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës se dy nga nëntë viktimat e sulmit në Mynih janë të rinjtë kosovarë Armela Segashi dhe Dijamant Zabërgja si dhe shqiptarja Sabina Sulaj.

Miinistri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, zhvilloi një vizitë në Mynih, ku u takua me familjet shqiptare të të rinjve të vrarë.

“Iu shpreha ngushëllimet e mija familjes Segashi e cila humbi Armelën 14 vjeçe. Komunikova edhe me familjen Zabërgja për të shprehur ngushëllimet. Në vendin e tragjedisë vendosa lule në nderim për të gjitha viktimat”, – deklaroi ministri Hoxha.

Pin It