Kabul, shpërthen kamikazi mbi 50 të vdekur e 170 të plagosur

kabul1

Një sulm kamikaz është shënuar në Afganistan këtë të shtunë. Një person ka shpërthyer veten duke plagosur rreth 170 persona dhe ka lënë të vdekur rreth dhjetra persona persona

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes por mediat ndërkombëtare raportojnë se numri i të vdekurëve është edhe më shumë se 50 pasi shpërthimi ka qenë i fortë. 

Atentati është marrë përsipër nga ISIS dhe është kryer nga një kamikaz gjatë një manifestimi të madh të organizuar këtë të shtunë në Kabul.

Një shpërthim i dhunshëm ka tronditur kryeqytetin e Afganistanit në mes të ditës, në rrugët e lagjes Dehmazang, ku po zhvillohej protesta e thirrur nga eksponent të pakicës hazara, një etni persishtfolëse dhe me besim shiit, e vendosur kryesisht në Afganistanin qendror.

ISIS ka marrë përsipër autorësinë e atentatit përmes një njoftimi të bërë nga agjencia Amaq. Në të njëjtën kohë, zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid nxitoi të mohonte çdo përgjegjësi për sulmin.

Burime të Ministrisë së Shëndetësisë kanë folur për të paktën 50 të vdekur dhe 170 të plagosur.

Ndërsa sipas burimeve të tjera, viktimat janë rreth 30. Një dëshmitar ka deklaruar për një televizion lokal se atentati u krye nga një kamikaz që e kishte mbuluar fytyrën me burkë.

Ndërkohë, konteinerët e vendosur nga forcat e sigurisë për të penguar aksesin në qendër të qytetit kanë vështirësuar punën e skuadrave të shpëtimit, aq sa kufoma të shumta kanë qëndruar të shtrira në asfalt për një kohë të gjatë pas shpërthimit.

Pin It