Javë e vështirë për Gjermaninë, një i vdekur dhe 12 të plagosur pas një shpërthimi me bombë

_90503155_034212070

Një kërkues azili nga Siria hodhi veten në erë pranë një festivali në qytetin jugor gjerman të Ansbach, duke shkaktuar plagosjen e 12 personave të tjerë. Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta, por dihet që i riu 27-vjeçar kishte tentuar edhe herë të tjera të vriste veten.

Sulmi nuk raportohet të ketë lidhje me ndonjë akt terrori, ose hakmarrjeje, edhe pse sirianit i ishte refuzuar kërkesa për azil para dy vjetësh. Ministri i Brendshëm i shtetit të Bavarisë, Joachim Herrmann, tha se atij i është lejuar qëndrimi i përkohshëm dhe i është dhënë një apartament në Ansbach. Ministri theksoi se kjo ngjarje dhe të tjerat e ditëve të fundit tregojnë se duhet rritur kontrolli dhe siguria për ata që jetojnë në Gjermani.

Herrmann tha se 27-vjeçari sirian e shpërtheu bombën që kishte në çantën e shpinës, pasi iu refuzua hyrja në festivalin e muzikës. Rreth 2500 persona u evakuan nga vendngjarja menjëherë pas shpërthimit.

Shpërthimi raportohet të ketë ndodhur rreth orës 22:10 jashtë bar Eugens Weinstube në qendër të qytetit, i cili ka një popullsi prej 40,000 banorësh dhe në të ndodhet një bazë ushtarake amerikane. Bomba shpërtheu në afërsi të hyrjes së Festivalit të Hapur të muzikës në Ansbach.

Policia njoftoi se tre nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Shërbimet e sigurimit kanë mbyllur qendrën e qytetit dhe ekspertët po punojnë për të përcaktuar llojin e eksplozivëve të përdorur.

Gjermania ka kaluar së fundmi shtatë ditë të vështira të përgjakura nga sulme, prej të cilëve vetëm i pari ka lidhje me një grup militant:

18 Korrik: Një adoleshent azilkërkues nga Afganistani i armatosur me një sëpatë, është qëlluar për vdekje pasi plagosi pesë vetë gjatë një sulmi në një tren.  ISI mori përgjegjësinë e sulmit, duke publikuar një video të regjistruar nga sulmuesi para incidentit.

22 Korrik: Një i ri gjerman me prejardhje iraniane hapi zjarr dhe të shtëna në kryeqytetun e shtetit Bavarez, Mynih, duke vrarë nëntë persona, shumica prej tyre emigrantë, para se të qëllonte veten. Ai thuhet të ketë qenë i fiksuar pas sulmeve në masë.

24 Korrik: Një azilkërkues sirian është arrestuar në qytetin e Reutlingen, Baden-Wuerttemberg, mbasi dyshohet se ka vrarë një grua polake me hanxhar dhe ka plagosur dy persona të tjerë. Policia dyshon se ky mund të jetë një “krim i pasionit”.

24 Korrik: Një azilkërkues sirian 27-vjeçar hodhi veten në erë jashtë një festivali muzikor në qytetin e vogël bavarez të Ansbach, duke plagosur 12 njerëz të tjerë. Motivet ende nuk janë të qarta.

Pin It