Pushimet, 300 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri

13833194_1073660316056260_1267579953_o

Nga data 6-24 korrik kanë hyrë në Shqipëri rreth 327 mijë shtetas nga Kosova, ndryshe nga viti i kaluar kur nga data 1-23 korrik janë regjistruar të kenë hyrë në Shqipëri rreth 205.370 shtetas të Kosovës. Halim Shehu, përgjegjës turni në Stacionin e Policisë Kufitare në Morinë, është shprehur se vetëm në datën 6 korrik llogariten të kenë hyrë nga Kosova në Shqipëri, rreth 32 mijë shtetas të Kosovës. Sipas Shehut numri i llogaritur është rreth 17 mijë vizitorë në ditë që hyjnë në Shqipëri, për të kaluar pushimet.

Pin It