Publikimi i “e-mail”-eve, “trazon” kampin demokrat në SHBA

2D6D3F4000000578-3273404-image-a-4_1444885436069

Kryetarja e Partisë Demokrate në Shtetet e Bashkuara, Debbie Wasserman Schultz vendosi të japë dorëheqjen pak përpara çeljes së Kuvendit të partisë së saj, ku Hillary Clinton do të marrë emërimin e kandidates presidenciale në zgjedhjet e nëntorit.

Schulz, drejtuese e Komunitetit Kombëtar Demokrat, hoqi dorë nga posti mes zemërimit që kanë shkaktuar “e-mail”-et e krerëve demokratë, ku tregohej se persona brenda forcës politike ishin përpjekur ta devijonin fushatën e rivalit të ish-Sekretares së Shtetit. Ndërkohë, një grup pune i Partisë Demokrate që po shqyrton rregullat e partisë, ka votuar kundër heqjes së sistemit të superdelegatëve, të kërkuar nga mbështetësit e ish-kandidatit.

Roli i superdelegatëve ishte tema kryesore e diskutimit në mbledhjen e Komisionit të Rregullave, të mbajtur të shtunën. Hillary Clinton ka mbështetjen e 602 të tillëve, ndërsa vetëm 48 prej tyre i premtonin mbështetjen rivalit të saj demokrat.

 

Pin It