Seanca e fundit për këtë sezon, Kuvendi do të miratojë ligjin për rivlerësimin e pasurive të patundshme

1293591

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon ditën e sotme (e hënë) seancën e fundit të punimeve për këtë sezon, i cili është sesioni i gjashtë parlamentar i Legjislaturës së VIII-të.

Kjo seancë plenare ka në rendin e ditës 8 pika, midis të cilave dy marrëveshje koncesionare, ndryshime në kodin penal dhe ligji për rivlerësimin e pasurive të patundshme.

Kuvendi është ndër institucionet e pakta që e ka këtë të hënë ditë pune, pasi ajo është shpallur ditë pushimi për administratën me vendim qeverie, pas miratimit të reformës në drejtësi.

Pas kësaj seance deputetët dhe ministrat marrin pushimet për këtë sezon për t’u rikthyer , në sesionin e 7 të kuvendit, i cili nis të hënën e parë të shtatorit, në datën 5.

Pin It