Kryetari i ri i KQZ, Kuvendi vendos të enjten mes dy emrave

kodi

Koli Bele dhe Denar Biba janë dy emrat që do të votohen ditën e enjte në parlament për postin e kryetarit të ri të KQZ-së.

Komisioni parlamentar i Ligjeve, i mbledhur të mërkurën pa praninë e opozitës, përzgjodhi 4 nga 5 kandidaturat e paraqitura per postin e kryetarit të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ), prej të cilave opozita miratoi vetëm dy.

Kandidatët e lënë jashtë janë Rozeta Ivanova, Lefterije Luzi dhe Anton Lleshaj.

Koli Bele dhe Denar Biba do të votohen nga Kuvendi ditën e enjte për të fituar më shumë se gjysmën e votave të deputetëve për t’u emëruar kryetar i KQZ-së.

Pin It