Ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve

champions-league-trophy
Do të luhen sot ndeshjet e katërta për fazën në grupe në Ligën e Kampionëve.

Pas mbylljes së ndeshjeve për sa i përket grupeve A,B,C dhe D sot do të impenjohen skuadrat që formojnë grupet E,F,G dhe H.

Skuadra e Juventusit do të përballet me skuadrën e Lionit dhe një fitore e mundshme do ti siguronte kalimin për në fazën tjetër. Juventusi mban vendin e parë në grupin H me 7 pikë pas 3 ndeshjesh e ndjekur nga skuadra e Seviljes me po aq pikë. Ekipet e tjera në këtë grup janë Lioni dhe Dinamo e Zagrebit të cilat kanë 3 dhe 0 pikë respektivisht.

Situata duket nën kontroll dhe në grupin F ku skuadra e Realit të Madridit dhe Dortmundit kryesojnë grupin dhe sot mund të presin biletën për në fazën e 1/16 nëse fitojnë ndeshjet e tyre. Reali do të luajë në Varshavë kunër Legias ndërsa skuadra e Dortmundit pret Sportingun e Lizbonës. Dortmundi dhe Reali kryesojnë grupin me nga 7 pikë secila të ndjekura nga skuadra e Sportingut me 3 pikë dhe Legias me 0 pikë pas 3 ndeshjeve të para në grupin F.

Situata është më e ndërlikur në grupin E ku të gjitha ekipet kanë mundësi reale kualifikimi. Monako kryeson grupin me 5 pikë dhe sot pret skuadrën e Cska-së së Moskës e cila ndodhet në vendin e fundit me 2 pikë. Skuadra e Totenhemit e cila mban vendin e 2-të me 4 pikë pret në Uajt Hart Lein skuadrën Gjermane të Leverkusen. Leverkusen ka grumbulluar 3 pikë pas po aq ndeshjeve dhe është ende në lojë për të siguruar kualifikimin për ne fazën tjetër.

Në grupin G lufta bëhet për vend të 2-të pasi skuadra surprizë e Lejster, pasi fitoi kampionatin Anglez vitin e kaluar ,e ka nisur këtë edicion të Ligës ë Kampionëve me 3 fitore në 3 ndeshje dhe vendi i parë tashmë është vetëm një formalitet pasi ndjekëset me të afërta , Kopenhagen dhe Porto , kanë nga 4 pikë secila. Grupi mbyllet nga skuadra e Bruzhit e cila nuk ka grumbulluar asnjë pikë.

Më poshte lista dhe oraret e ndeshjeve:
Champions League – Grupi E
20:45 Monaco – CSKA Moscow
20:45 Tottenham Hotspur – Bayer Leverkusen
Champions League – Grupi F
20:45 Borussia Dortmund – Sporting CP
20:45 Legia warszawa – Real Madrid
Champions League – Grupi G
20:45 FC Koebenhavn – Leicester City
20:45 FC Porto – Club Brugge
Champions League – Grupi H
20:45 Juventus – Lyon
20:45 Sevilla – Dinamo Zagreb

Pin It