Skuadra e Hamburg nuk po kalon një moment të mirë në Bundesligën Gjermane. Ajo mban vendin e fundit me 2 pikë pas 9 ndeshjesh dhe nuk shënon gol prej 4 ndeshjesh.
Situata duket që është e rëndë kur edhe policia tallet me këtë fakt. Kjo ka ndodhur pasi një drejtues mjeti ka thyer rregullat. Në Gjermani kur një drejtues mjeti thyen rregullat ai penalizohet me pikë të cilat shtohen në varësi të thyerjes së rregullave.
Policia Gjermane pasi ka kapur një 19 vjecar përvec gjobës prej 500 eurosh dhe pezullimit të patentës për 1 muaj i ka shtuar 2 pikë në patent.
Pas ketij fakti, në profilin e saj në Twitter Policia ka shkruar “ Një 19 vjecar tani ka të njëjtat pikë me Hamburgun”. Një postim mjaft provokativ por që tregon shumë për gjendjen në të cilën ndodhet skuadra e Hamburgut.
Këtë sezon ekipi më i vjetër në gjermani dhe ekipi i vetëm që nuk ka qenë kurrë në bundesligën 2 duket se e ka punën pisk për sa i përket qëndrimit në kategori.