Sot luhet “El Classico” gjermane, Dortmund-Bayern


Dortmund-Bayern është kthyer në një klasike të futbollit gjerman, dhe java e 11 e Bundesligës, përballë sot në 18:30 dy nga skuadrat më në formë për momentin në Gjermani.
Bayern i cili vjen pas fitores së mesjavës në Skoci, viziton në Signal Iduna Park Dortmundin, që të mërkurën nuk shkoj më shumë se një barazim ndaj Apoel.
Me rikthimin e Jup Henjnkes në stol, bavarezën nuk dinë të ndalen, ku në 6 ndeshjet midis kampionatit, champions dhe kupës, kanë arritur po kaq fitore, duke shënuar 15 gola dhe pësuar vetëm 2.
Në krahun tjetër , Dortmund nuk po kalon një situatë të qetë dhe barazimi me Apoelin në shtëpi e konfirmon këtë.
Një fitore e të besuarve të Peter Bosz do e bënte më interesant kampionatin dhe do i ndalte hovin Bayernit, që kryeson kampionatin me 3 pikë më shumë se verdhezinjtë.

Pin It