Po koha? Nga koha a shqitem?..

Xhaketa e vjetër

E kam të vështirë ta ndërroj me një tjetër
Një gjë që përditë e mbaj, për shembull, xhaketën.
E shoh që më zverdhet dhe bëhet e vjetër,
Sërishmi jam gati ta vesh tërë jetën.

Kjo është e zakonshme dhe skam pse çuditem,
Dhe s’dua ta fsheh të vërtetën.
Po koha? Nga koha a shqitem?
Me zor e ndërroj si xhaketën.

Dritëro Agolli

Pin It