Festivali i 55-të në RTSH, publikohen emrat e këngëtarëve të përzgjedhur

festivali-i-kenges-strukture-e-re-fest-55-konceptim-i-ri-rezart-aga-350x175

Publikohen 24 këngët dhe autorët e tyre pjesëmarrës në Festivalin e  55-të Këngës në RTSH. Festivali i Këngës i cili këtë vit shënon 55-vjetorin e tij, sipas drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëlliçi, do t’i rikthehet shkëlqimi i dikurshëm.

Edicioni i 55-të i Festivalit, do të ketë si drejtues një nga emrat më të njohur të botës së ekranit, pikërisht producentin dhe regjisorin Rezart Aga, i cili për vite me radhë ka drejtuar disa nga spektaklet më të shikuar në Top Channel si Big Brother apo Master Chef.

 Ashtu si çdo vit, festivali i fundvitit në RTSH do të zgjasë tre netë, dy gjysëm finale dhe finalen e madhe, në të cilën do të prezantohen 14 këngë, që do të përzgjidhen nga një juri e përbërë nga kritikë të artit dhe medias, por që do të ngelen sekret deri në natën e fundit të eventit.

Melsi Qirici do të jetë ajo që do të zhvillojë skenarin e festivalit, në të cilin interpretimi do të jetë tërësisht live. Ndryshe nga vitet e kaluara ku në Eurovision merrte pjesë vetëm fituesi, Fest55 do t’i japë mundësinë që edhe fituesit e vendit të dytë dhe të tretë të kenë shansin të shijojnë nga afër magjinë e Eurovision.

Duke falenderuar të gjithë pjesmarrësit për angazhimin e tyre, organizatorët paraqitën këta konkurrentë:

1. Albulena Jashari “Fjalët ia lë zemrës” Muzika: Marsela Çibukaj, Briz Musaraj;  2. Classic Boys “Dashuria për jetën” Muzika: Endri Sina Teksti: Saimir Braho;  3.Dilan Reka “Mos harro” Muzika: Edmond Zhulali Teksti: Agim Doçi; 4. Edea Demaliaj “Besoj në ëndrra”Muzika: Fabian Asllani Teksti: Edea Demaliaj;  5. Edona Vatoci “Mirëmëngjes” Muzika: Edona Vatoci  Teksti: Edona Vatoci;  6. Elson Braha “Edhe një herë” Muzika: Adrian Hila Teksti: Pandi Laço; 7. Erlind Zeraliu “Dhimbja e gëzimit” Muzika: Vasil Tole  Teksti: Fatos Arapi;  8. Fabiola Agalliu & Agnesa Çavolli “Shkon e vjen”  Muzika: Sokol Marsi Teksti: Fabiola Agalliu;  9. Festina Mejzini “Atje lart” Muzika: Eriona Rushiti Teksti: Eriona Rushiti;

10. Flaka Krelani “S’dua t’flas” Muzika: Qëndrim Krelani  Teksti: Qëndrim Krelani; 11. Franc Koruni “Macka” Muzika: Franc Koruni  Teksti: Franc Koruni; 12. Genc Salihu “Këtu” Muzika: Genc Salihu Teksti: Genc Salihu  13. Linda Halimi “Bota” Muzika: Klodian Qafoku Teksti: Gerald Xhari 14. Linda Rukaj “Vija e lumit” Muzika: Linda Rukaj Teksti: Linda Rukaj  15. Lorela “Me ty” Muzika: Alban Kondi Teksti: Turjan Hyska  16. LYNX “Sot” Muzika: LYNX  Teksti: LYNX  17. Luka & Serxhio Hajdini  “Koha plaket” Muzika: Serxhio Hajdini Teksti: Luka Hajdini  18. Neki Emra “Dashuri dhe urrejtje” Muzika: Neki Emra  Teksti: Albatros Rexha  19. Orges Toçe “Shi diamantësh” Muzika: Orges Toçe Teksti: Orges Toçe  20. Rezarta Smaja “Pse prite gjatë” Muzika: Xhevdet Gashi  Teksti: Arsim Bujaku 21. Tiri “Më zgjo” Muzika: Enis Mullaj Teksti: Sokol Marsi 22. Yll Limani “Shiu” Muzika: Yll Limani, Ilirjana Blakaj Teksti: Yll Limani, Ilirjana Blakaj  23. XUXI “Metropol” Muzika: Genti Lako Teksti: Ana Grami 24. Xhesika Polo  “Eva jam unë” Muzika: Marko Polo  Teksti: Alex Seitaj.

 

Pin It