Fëmijët hanë baltë apo shkumës, kujdes shëndetin e tyre

bambini-mani-pappa

Në vegjëlinë tonë ashtu siç na thonë prindërit keni ngrënë dhe’, shkumës apo objekte të tjera. Kësaj çështjeje duhet t’i shkojmë më tej.

Nëse fëmijët tuaj hanë objekte druri, shkak është anemia, ndërsa sapunin e kafshojnë kur u mungon zinku.

Nëse keni parë që fëmija ha rërë, dhe apo pluhur dhe fëmijët është më shumë se dy vjeç, mos e anashkaloni problemin.

Ekspertët theksojnë që kjo dukuri është e rrezikshme, nëse është e shpeshtë, sepse fjala është për çrregullim në ushqim që quhet Pika dhe  është sinonim për apetitin joselektiv.

Disa psikologë këtë e interpretojnë si përgjigje ndaj stresit, moskujdes prindëror, çrregullim në zhvillim, ndërsa të tjerët besojnë që është tregues që fëmija ka mungesë zinku, kalciumi dhe hekuri. Nëse vogëlushët këtë e bëjnë me kokëfortësi, duhet patjetër ta dërgoni te mjeku.

Pin It