Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin për restaurimin e Pazarit të Gjirokastrës.
Projekti u përgatit nga arkitektët e Dea Studio me financim të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, njoftoi se vjeshta do të jetë stinë pune dhe kantieri në qytetin e gurtë, të cilin nuk do ta lëmë të bjerë, pasi i ka rezistuar luftrave, kohës dhe batërdisë njerëzore të 25 viteve të fundit.
“Gjirokastra dhe gjirokastritët meritojnë më shumë, dhe miqtë e bashkepunëtorët nuk mungojnë”, – u shpreh Kumbaro.
Vetëm pak ditë më parë gjirokastritët dhe turistët e shumtë ndoqën festivalin “Koncert në gur” për të festuar 11-vjetorin e hyrjes së qytetit të gurtë në UNESCO.