Gati projekti për restaurimin e Pazarit Karakteristik të Gjirokastrës

pazari

Projekti për restaurimin e pazarit të Gjirokastrës është gati për t’u vënë në zbatim. Bashkia e Gjirokastrës zhvilloi ditën e sotme ceremoninë e prezantimit të projektit për restaurimin e Pazarit Karakteristik.

Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, kryetarja e bashkisë, Zamira Rami, tha se gjithçka është gati për të zbatuar këtë projekt të rëndësishëm.

“Çdo gjë gati për t’i çelur dritën jeshile njerit prej projekteve më të rëndësishme për Gjirokastrën, atij të restaurimit dhe konsolidimit të pazarit karakteristik,” shkruan kryebashkiakja në njoftimin e saj.

Pin It