Festivali Ndërkombëtar i Filmit, edicioni i 11-të sjell migracionin përmes kinematografisë

ihrffa-call-for-entries

Migracioni është tema qendrore e edicionit të 11-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut (IHRFFA), i cili do të mbahet në Akademinë MARUBI si dhe në Akademinë e Arkivit Qendror të Filmit në datat 26 shtator deri në 1 tetor.

Në ketë edicion do të prezantohen 45 filma nga shtete të ndryshme të botës të cilët trajtojnë kryesisht problematika në lidhje me migracionin. Presidenti i Festivalit, Robert Wilton, tha se festivali synon që përmes të bukurës dhe kinematografisë të ndërgjegjësojë shoqërinë rreth fenomenit të migracionit, duke i ftuar njerëzit të mirëkuptojnë njëri-tjetrin dhe ta trajtojnë këtë problematikë sa më pozitivisht.

Në festival do të shfaqen edhe dy filma shqiptar, njëri prej të cilëve, “Brava”, rrefen historinë e një emigranteje nga Siria, e cila përpiqet të integrohet në një familje shqiptare.

Festivali do të çelet me filmin “Zjarr në Det” të regjizorit Gianfranco Rosi, i cili fitoi çmimin “Ariu i Artë” në Festivalin e Berlinit këtë vit.

Pin It