I nderuar presidenti Obama,
A e mbani mend djalin e vogël që u mor nga ambulanca në Siri? A mund të shkoni ta merrni dhe ta sillni atë në shtëpinë tonë? Ne do të jemi duke ju pritur me flamuj, lule e tullumbace. Ne do të bëhemi familja e tij dhe ai do të jetë vëllai ynë. Katerina, motra ime e vogël, do të kapë flutura për të.
Në shkollë kam një shok nga Siria, Omarin. Unë do e prezantoj atë me Omarin dhe ne mund të luajmë të gjithë bashkë. Ne mund ta ftojmë atë në festat e ditëlindjeve dhe ai do na mësojë neve një gjuhë të re. Dhe ne mund t’i mësojmë atij anglisht, ashtu si i mësuam edhe shokut tonë nga Japonia. Ju lutem i thoni atij se vëllai i tij do të jetë Aleksi, i cili është shumë i mirë, ashtu si ai vetë.
Meqënëse ai nuk do të sjellë lodra me vete dhe meqënëse ai nuk ka lodra, Katerina do të ndajë me të lepurushin e madh me vija blu dhe unë biçikletën time dhe do i mësoj si ta ngasë.
Unë do i mësoj atij mbledhje dhe zbritje në matematikë dhe Katerina do e lejojë të prekë pinguinin e saj prej xhami, të cilin nuk lejon askënd tjetër ta prekë.
Faleminderit shumë. Do ju pres të vini.
Aleksi,
6 vjeç