Amnesty International: Të burgosurit në Turqi po torturohen

 

579587fdc46188db2a8b456d

Organizata globale ‘’Amnesty International’’ deklaron se ka prova të qarta që thonë se Turqia po torturon qindra njerëz pas të ashtuquajturit grushti shteti të dështuar.

Organizata tha se policia turke në Ankara dhe Stamboll po i keqtrajton, abuzon në mënyrë brutale, duke u mohuar atyre ushqim, ujë dhe trajtim mjekësor.

Amnesty International ka cituar intervista me mjekë, avokatë dhe një zyrtar të një qendre të paraburgosjes duke thënë se provat tregojnë se të paraburgosurit janë viktima të abuzimeve të dhunshme.

Një person në detyrë në Ankara në sallën e selisë së policisë pa një të paraburgosur me plagë të rënda, me një enjtje të madhe në kokën e tij .I paraburgosuri nuk mund të ngrihej ose të përqëndronte sytë dhe kështu humbi vetëdijen. Gjatë intervistës ishte dëgjuar një mjek duke thenë ” Le të vdesi. Do të themi se erdhi i vdekur. ”

Në intervistë u tha se 650-800 ushtarë janë duke u mbajtur në sallën sportive të policisë në Ankara. Të paktën 300 prej të burgosurve kishin shenja që ishin rrahur. Disa të paraburgosur të tjerë kishin nxirje të dukshme në trup, kocka të prera dhe të thyera. Rreth 40 të tjerë ishin të plagosur keq saqë nuk mund të ecnin. Dy të tjerë nuk mund të qëndronin. Ndërsa një grua që ishte arrestuar veçmas kishte të nxira dhe të enjtura në fytyrë.

‘’Është e domosdoshme që autoritetet turke të ndalin këto praktika dhe të lejojnë monitoruesit ndërkombëtarë të vizitojnë këta të burgosur në vendet ku po mbahen”, ka thënë John Dalhuisen, drejtor i “Amnesty” në Evropë.

Sipas organizatës globale, zgjatja e periudhës maksimale e të ndaluarve nga 4 ditë në 30 shton rrezikun se të arrestuarit do të keqtrajtohen edhe më shumë.

 

Pin It