Zyrtare, krijohet bursa shqiptare e energjisë

20160628152052623646

Më 13 korrik, Qeveria Shqiptare ka miratuar zyrtarisht vendimin për krijimin e bursës shqiptare të energjisë.

Detyrë e saj do të jetë organizimi i kushteve për shitjen dhe blerjen e energjisë elektrike në bazë të ditës në avancë ose brenda së njëjtës ditë.

Në terma praktikë ajo do të pranojë aplikime dhe oferta për të blerë dhe shitur energji nga subjektet e interesuara. Këto oferta do të procedohen me kapacitetet e OST, dhe në bazë të tyre bursa do të kryejë ankandet e nevojshme dhe operacionet tregtare.

Bursa pritet të integrojë plotësisht tregun shqiptar të energjisë në atë të rajonit, por edhe në tregun europian.

Pin It