Qyteti Studenti propozohet të jetë një nga 5 qendrat e Tiranës policentrike

thumbnail_PPV-525x350

Bashkia e Tiranës vijon turin e prezantimit publik të draftit të Planit të Përgjithshëm Vendor duke u ndalur  këtë fundjavë në Qytetin Studenti.

Nënkryetari i Bashkisë, Arbian Mazniku, i shoqëruar nga deputeti Besnik Baraj dhe kryetari i Njësisë Administrative, Elez Gjozaj, kanë prezantuar këtë fundjave Planin e Përgjithshëm Vendor në Qytetin Studenti, në njësinë numer 2.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët e zonës janë bërë publike disa nga idetë e përgjithshme që ky draft-Plan parashikon për gjithë qytetin e Tiranës.

Qyteti Studenti propozohet të jetë një nga 5 qendrat e Tiranës policentrike. Këtë fakt e bënë të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, I cili gjithashtu ka postuar edhe një album me foto nga kjo dëgjesë.

Gjatë fundjavës u prezantua Plani i Përgjithshëm Vendor, i cili e transformon Qytetin Studenti në një qendër të re të Tiranës policentrike. Jemi në javën e fundit të vitit të parë. Arbjan Mazniku dhe Elez Gjoza te Njësia nr.2 për Tirana030”, shkruan Veliaj në facebook.

Projekti i Planit të Përgjithshëm Vendor parashikon ndër të tjera krijimin e një pylli orbital me rreth 2 milionë pemë, si krijimin e dy unazave vetëm për transport publik, këmbësorët dhe biçikletat.

Pin It