Nesër do të jetë mundësia e fundit e për maturantët për të aplikuar në një program në universitet. Ministria e Arsimit i ka bërë thirje të gjithë maturantëve që nesër të bëjnë zgjedhjen e fundit.
Njoftimi i Ministris së Arsimit
“Njoftohen të gjithë maturantët/kandidatët të cilët për arsye të ndryshme nuk arritën të plotësojnë në afatet e caktuara formularin për IAL publike dhe private dhe që plotësojnë kushtet për të aplikuar, se portali i Maturës Shtetërore do të rihapet në periudhën 1 Tetor 2016, në mënyrë që ata të kenë mundësi të kryejnë aplikimin dhe të mos humbasin shanset e konkurrimit për IAL- Raundi 2. Ky është afati i fundit që iu vihet në dispozicion maturantëve/kandidatëve që nuk arritën dot të aplikojnë ditët e caktuara për këtë Raund, në Portalin Matura Shtetërore 2016”.
Njoftimi është i vlefshëm për të gjithë maturantët/kandidatët që :
Kanë plotësuar formular A1/A1Z.
Gjenden në bazën e të dhënave të Maturës Shtetërore 2016.
Kanë të gjithë elementët e plotësuar për të aplikuar në Institucionet e Arsimit të Lartë.