Pas iPhone 7, kureshtje dhe hamendësime për iPhone 8

new-iphone-7

Nuk ka kaluar shumë kohë nga dalja në treg e iPhone 7 dhe menjëherë kanë nisur thashethemet për iPhone 8. Sipas forumeve teknologjike dhe artikujve të ndryshëm në mediat e huaja, iPhone 8 do të jetë një revolucion më vete midis telefonave inteligjentë të kompanisë.

Hamendësimet e deritanishme dhe deklarata e një personi që pretendon se është punonjës në fabrikën Herzliya në Izrael, atje ku prodhohen hardware-t e kompanisë amerikane, flasin për ndryshime midis dy prodhimeve të fundit të Apple. Së pari, iPhone 8 do të ketë një pamje krejtësisht ndryshe nga iPhone 7, me një ekran të përthyer, kamera më cilësore, procesorë dhe RAM (memorie të përkohshme) shumë më të avancuar.

Më shumë vëmendje tërheq dizajni, i cili këtë herë duket se del nga ngurtësia e treguar në të gjithë modelet iPhone, të cilat ruajnë karakteristikat e telefonit të parë të nxjerrë në 2007.

Hamendësimet pritet të vijojnë edhe për arsye se vitin e ardhshëm është 10-vjetori i daljes në treg të iPhone-it të parë, një telefoni që shkaktoi revolucion në pajisjet inteligjente. Kështu që diçka po aq mbresëlënëse pritet nga admiruesit e Apple.

Pin It