Pse avionët janë në ngjyrë të bardhë?

A keni menduar ndonjëherë pse avionët kanë ngjyrë të bardhë?

Si ngjyrë për të lyer aeroplanët është zgjedhur e bardha sepse  kjo ngjyrë nuk fshihet. Pasi ekspozohet shumë në diell gjatë fluturimeve, ngjyrat e tjera ka shumë gjasë që të fshihen, përderisa rrezet ultra-vjollcë godasin bojën.

Ngjyra e bardhë ka përparësi termike. Objektet e ngjyrosura me ngjyra të tjera, jo të bardhë,  e absorbojnë dritën dhe kështu nxehen më lehtë. Përderisa objektet me ngjyrë të bardhë reflektojnë rrezet e diellit kështu që drita nuk konvertohet në nxehtësi.

Ngjyra e bardhë ofron pamje më të mirë. Kur bëhet fjalë për ndonjë gërvishtje, çarje apo dëmtim tjetër në trupin e aeroplanit, sidomos përreth dritareve do të dallohen më mirë.

Airplane in the cloudy sky – Passenger Airliner / aircraft

Pin It