Pse rrobat e reja duhet të lahen patjetër para se të vishen?

sc_img_laundry

Shumë njerëz mund t’i veshin rrobat e reja të sapoblera pa larë, por ekspertët thonë se kjo është shumë e dëmshme për shëndetin. Ekspertja e prodhimit të rrobave, Lana Hogue, thotë se moslarja e rrobave të reja mund të shkaktojë sëmundje të lëkurës.

Veshjet e ndryshme kalojnë në procese të rënda në fabrika para se të arrijnë tek blerësit. Bojërat që përdoren për ngjyrosjen e tyre dhe kimikatet e përdorura gjatë prodhimit të rrobave janë të dëmshme për lëkurën.

Ekspertja thotë se të gjitha materialet, madje edhe rrobat prej pambuku përmbajnë substanca kimike.

Pin It