Publikohet lista e fituesve të Fakultetit të Ekonomisë, Kule: Ka ende vende të lira

fakulteti-ekonomik

Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës publikoi emrat e fituesve të raundit të dytë në të gjitha degët, duke konfirmuar 326 vende të paplotësuara. Dekani i këtij fakulteti, Dhori Kule, deklaroi se universitetet mund të shtojnë më tej kuotat në rast nevoje.

Deri tani në Fakultetin e Ekonomisë janë shpallur fitues 931 kandidatë, por disa prej tyre kanë fituar në më shumë se një degë. Pas regjistrimit të tyre do të mbeten vendet e lira për kandidatët pasues në listë.

Në përfundim të kësaj faze maturantët që nuk rezultojnë fitues, por kanë mesatare të lartë do të kenë një tjetër mundësi. Dekani Kule tha se fakulteti që ai drejton do të rrisë kuotat me 10-15% nëse ka studentë që meritojnë të studiojnë në një nga degët e ekonomikut.

Lista përfundimtare e fituesve të raundit të dytë pritet të publikohet në datën 12 tetor. Më pas do të nisin regjistrimet e kandidatëve fitues nga data 12-16 tetor.

Pin It