National Geographic: Vizitoni Valbonën për turizmin alpin

val

Revista amerikane National Geographic prezanton bukuritë alpine të Shqipërisë dhe konkretisht Valbonën. Ajo e ka renditur Valbonën në listën me nëntë destinacionet, ku mund të zhvillohet ai që njihet si “turizmi outdoor” ose “jashtë shtëpisë”.

“Ata që zgjedhin turizmin e aventurës kanë nevojë për një vendqëndrim, për një guidë dhe për një pije të ngrohtë në fund të ditës. Këto janë nëntë destinacionet, ku mund të bëni ngjjitje, ecje, eksplorim etj, dhe ku mund të asistoheni nga vendasit”, shkruhet në artikull.

“E njohur si ‘Bjeshkët e Namuna’, zona ofron peisazhe malore të ngjashme me ato të Zionit (Parku Kombëtar në Utah të SHBA-së) që mund të zbulohen gjatë ngjitjes. Majat e maleve formohen nga masive shkëmbore të bardha, ndërsa pyjet me bredh dhe ah krijojnë kontraste të gjelbra. Parku Kombëtar është pjesë e Alpeve dhe itinerarit që njihet me emrin ‘Maja e Ballkanit’. Në fshat gjenden shtëpi pritëse tradicionale.

walk-from-valbona-albania-nh53-b0e9a054231b

Mënyra më e mirë për të shijuar këtë destinacion është që të qëndroni në një nga këto shtëpi, të shijoni ushqimin tradicional dhe të shikoni perëndimin e diellit”, thotë prestigjozja National Geographic, ndërsa këshillon ndjekësit e saj që ky destinacion të vizitohet në pranverë ose vjeshtë.

“Pas rënies së komunizmit, në fillim të viteve ‘90, veriu i Shqipërisë u bë zona më e varfër e vendit më të varfër në Europë”, thotë Catherine Bohne, amerikania e cila prej më shumë se 10 vitesh ka zgjedhur të jetojë e krijojë familjen e saj në Valbonë, duke lënë pas Amerikën.

Ndërsa tani lugina e Valbonës, me bukurinë e saj të rrallë dhe jetesën origjinale të komunitetit të kësaj zone, është kthyer në një oaz mjaft të kërkuar për turistë të shumtë, të pranishëm thuajse për çdo ditë.

Në vitin 1996 qeveria shqiptare shpalli Luginën e Valbonës Park Kombëtar.

8945350549_05b800620b_c

Pin It