Puna jashtë orarit, ndikon keq në shëndet!

Janë disa profesione në të cilat puna jashtë orarit duket normale, por kjo sjell jo pak pasoja negative në shëndetin e punonjësit.

Instituti finlandez për mbrojtje të shëndetit  ka analizuar 12 studime të kryera në 22 mijë njerëz dhe rezultatet nuk kanë qënë të mira.

Punonjësit të cilët kanë punuar më shumë se 8 orë në ditë kanë 40-80 % shanse për t’u sëmurur nga sëmundjet e zemrës sesa kolegët e tyre që punojnë më pak.

Ky orar jo i përshtatshëm ka lidhje me kequshqyerjen, mungesën e kohës për jetë aktive dhe faktorë të tjerë.  Sipas statistikave në Gjermani njerëzit punojnë 42 orë në javë, britanikët 42.7 dhe danezët 39 orë në javë.

Studiuesit nga Shoqëria për kërkime pune, industriale thonë se personat që punojnë jashtë orarit ankohen për pagjumësi, dhimbje koke, lodhje, ankth, probleme me muskujt, sistemin e gjakut dhe lukthin.

 

Pin It