Ma kap dorën!

Tregohet se një vogëlushe, doli një shëtitje me gjyshin e saj të moshuar. Meqë do të kalonin një urë, gjyshi u frikësua se mos mbesa e tij i rrëzohet, prandqaj i tha: “Më kap fort për dore që të mos biesh në lumë!”

Mbesa e tij e vogël ia ktheu: “Jo gjyshi, ti ma kap dorën!”

Gjyshi e pa dhe e pyeti: “E ç’ndryshim ka?!”

Mbesa i thotë: “Nëse të kap unë për dore, ndoshta më rrëshqet dhe nuk mbahem dot siç duhet. Por nëse më kap ti dorën, ti nuk do të lejosh që të rrëshqas e të bie!”

Pin It