Punimet në rrjet, disa zona në Tiranë sot pa energji

osheee

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se për shkak të punimeve që po kryhen në rrjetin energjetik të Tiranës, për fuqizimin e nënstacionit Selitë dhe garantimin e furnizimit me energji për festat e fundvitit, sot nga ora 10.00-14.00, do të stakohet energjia në nënstacionin Selitë.

Gjatë këtij intervali kohor do të ketë kufizime energjie në këto zona: “Rruga Kongresi i Lushnjës, Rr. Ndre Mjeda, Rr Frosina Plaku, Rr. Ylbere Bylykbashi, Rr Frederik Shiroka, Hotel Mondial, Rr Bab Rexha, Fabrika Miellit (pjesërisht), Shkolla Industriale, Sport Klub ‘Partizani”.

Pin It