Qendra e re e konsultimeve në QSUT, mankth për pacientët

download

Çdo ditë me qindëra pacientë nga të gjitha vendet e Sqipërsisë detyrohen të presin me orë të tëra në radhë pranë Qendrës së re të Konsultave në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Me shqetësime të ndryshme shëndetësore pacintë të grupmoshave të ndryshme detyrohen të presin me orë të tëra, por më e keqa është se në të shumtën e rasteve nuk mbarojnë punë.

Shumë prej tyre pohojnë për Spektrum.al se kjo nuk është dita e parë që vijnë në Qendrën e Konsultave, ata janë rikthyer për të kryer viztitat të cilat një apo dy ditë më parë nuk arritën ti kryenin për shkak të numrit të lartë të njerëzve.

Përpos problemeve shëndetësore dhe pritjes pacinetet hasen edhe më një tejter shqetësim, vjedhjet. Numri i lartë i pacinetëve favorizon grabitësit, ndërsa vetëm këtë të hënë u regjistruan dy vjedhje.

Pacientja: Burit tim tani I vodhën 250 mijë lekë të vjetra. Tani është në polici sepse lajmëruam policinë

Pacinetët shprehen se nr i publikuar nga Qendra e Konsultave apo edhe nga vet ministria e shëndetësisë, përmes të cilit mund të caktosh vizitën, nuk funksionin. Nr 0800 28 28 është i padisponueshëm dhe për të caktuar vizitën qytetarëve iu duhet të parqiten vet në qendrën e konsultave duke krijuar në këtë mënyrë edhe rradhë.

Burime pranë Drejtorisë së QSUT thanë për Spektrum.al se shkak për rradhët e gjata është mosrespektimi i orarit nga vet qytetarët. Dhe në fakt në hyrje të kësaj qëndre shkruhet qartë se orarai i vizitave nis në orën 10 dhë përfundon në orën 16.

Edhe pse është ende herët për konkluzione, duket se Qendra e Konsultacve nuk po e përmbush qëllimin për të cilën është ndërtuar, pasi vet Ministri Beqaj në inagurimin e saj i shpreh se qendra do tju mundësojë qyetarve caktimin e orarit dhe ditës së vizitave duke shmangur rradhët e gjat në sportele.

Pin It