Qëndroni shumë orë ulur? Bëni këto 5 gjëra për një trup më të mirë

Orët e gjata ulur në karrige gjatë orarit të punës mund të çojnë në kilogramë të tepërt, megjithatë janë disa këshilla praktike sesi të mbani një ekuilibër. Më poshtë do të gjeni disa prej tyre.

Dita e mirë duket që në mëngjes

Mos harroni të përgatisni një çaj me limon dhe xhinxher për ta marrë me vete në punë. Mos harroni që për hidratimin e trupit është e rëndësishme të pini shumë ujë gjatë ditës. Nuk ka më mirë se një pije e bërë në shtëpi e shijshme dhe ekonomike.

Kujdes minivaktet

Të bësh një moment të vogël pushim është mjaft mirë, por duhet të kujtojmë se kafeja na jep probleme me stomakun dhe shton urinë. Në çantën tonë (që është gjithmonë e madhe) marrim me vete fruta, apo fruta të thata.

Drekë po, por..

Koha është e shkurtër kështu që një vakt i shpejtë, një panine apo një snack nuk të kënaqin por as nuk të ngopin. Truku? Në darkë gatuajmë një racion më shumë për të marrë me vete në punë, ose drithëra integrale me kos dhe fryta të prera në copa. Të shijshme dhe të lehta.

Uji…

Uji në tavolinë nuk duhet të mungojë kurrë. Edhe ai që nuk ka etje thjesht duke e parë do pijë. Uji është i rëndësishëm për detoksifikimin, lufton dhimbjen e kokës, që i kap shpesh ata që punojnë në ambiente të mbyllura dhe të ngrohura dhe mban të hidratuar lëkurën.

Stakoni trurin

Shijoni ndonjë pushim të vogël, qoftë dhe disa minuta, të ndihmon të shpërqëndrosh stresin dhe të ndiheni më të qetë, redukton urinë nervoze dhe rrit kreativitetin.

 

 

Pin It