Qeveria: Ja procedurat në rastet kur ndërtimi zotërohet nga shumë pronarë

ndertesa-500

Përmes një Vendimi, Qeveria ka përcaktuar si do veprohet në rastet e mbivendosjes së tokës, kur ndërtimi zotërohet nga shumë pronarë, si dhe në rastet e personave që kanë detyrime të papaguara energjie.

Leja e legalizimit regjistrohet në përputhje me dispozitat e Kodit të Familjes mbi regjimet pasurore martesore. Për këtë qëllim, personat e interesuar, që përfitojnë lejen e legalizimit, dorëzojnë pranë ALUIZNI-t dokumentin që provon regjimin e veçantë martesor, i cili përcillet pranë ZVRPP-së. Në të kundërt, regjistrimi kryhet sipas regjimit të bashkësisë ligjore. Kur leja e legalizimit është nxjerrë në favor të më shumë se një personi (fizik/juridik), për regjistrimin e saj zbatohen përcaktimet e pikës 2, të nenit 30, të ligjit nr.9482/2006, ‘Për legalizimin, urbanizmin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje’”, thekson Vendimi i Këshillit të Ministrave, i miratuar të martën.

Pin It