Vijon reforma në drejtësi, Ilir Rusmaili zëri i ministrisë së drejtësisë gjatë procesit

rusmali

Pas një kohe të gjatë tërheqjeje nga politika, Ilir Rusmali do të jetë zëri i ministrisë së drejtësisë, gjatë gjithë procesit të reformës në drejtësi në ditën në vijim. Rusmali i cili ka drejtuar për një kohë të gjatë Komisionin e Ligjeve do të jetë përballë dhe përkrah kryetarit aktual të Ligjeve, Fatmir Xhafaj që drejton dhe reformën në drejtësi.

Pas rekomandimeve paraprake të Komisionit të Venecias, në bashkëpunim me misionin amerikan OPDAT, dhe atij të Bashkimit Evropian EURALIUS, palët politike kanë gjetur konsensusin për të punuar së bashku në nivel ekspertësh dhe po zhvillojnë takime intensive për të arritur një draft të përbashkët, i cili të reflektojë edhe rekomandimet e Venecias.

Një takim i tillë u zhvillua dje në pasdite në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Në takim, PS përfaqësohet nga ekspertët Sokol Sadushi dhe Gent Ibrahimi, PD me ekspertët Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi ndërsa ministri i Drejtësisë ka caktuar dy ekspertët Ilir Rusmali e Krenar Loloci.

Në janar ekspertë të këtij komisioni do të mbërrijnë në Tiranë, për të ballafaquar sugjerimet e tyre me ato reflektime që ekspertët partiakë dhe ata të ministrisë së drejtësisë do të arrijnë të bëjnë. Në muajin shkurt, do të mbërrijë në Tiranë, komisionari për zgjerimin, Knut Fleckenstein dhe eurodeputeti Eduard Kukan. Të dy politikanët e Brukselit, do të mbërrijnë për të dhënë dorën e fundit negociatave politike që do të vendosin përfundimisht përmbylljen e reformës në drejtësi.

Pin It